10.11.2017 · përditësuar para 3186 dite1 min lexim
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje në Prishtinë, para balotazhit të 19 nëntorit, njofton Klan Kosova.
Siç thuhet në komunikatë për media, LDK e AAK marrëveshjen e arritën për “bashkëqeverisje me qytetarin e komunës së Prishtinës”.
“LDK dhe AAK kanë harmonizuar programin qeverisës për qytetin e Prishtinës dhe po dëshmojnë përkushtimin për zbatimin e projekteve në të mirë të qytetarit të komunës”.
“Bashkëqeverisja me qytetarin është thelbi i marrëveshjes dhe LDK e AAK përkushtohen që vizionin për integrimin dhe zhvillimin e qytetit ta bëjnë me transparencë, me qeverisje të mirë dhe llogaridhënëse”.
“Pajtimi për bashkëqeverisje me qytetarin përmes marrëveshjes është edhe vullnet i përbashkët i anëtarëve dhe strukturave të të dyja palëve, për të avancuar proceset në qytet dhe për të vendosur forcimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.