20.02.2018 · përditësuar para 3084 dite1 min lexim
Lidhja Demokratike e Kosovës do ta votojnë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, e cila pritet të jetë në Kuvend këtë të enjte, njofton Klan Kosova.
Kështu ka bërë të ditur Avdullah Hoti, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së.
Ai për Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se edhe ata deputetë që kanë qenë kundër duket se tash do të votojnë pro, pasi Demarkacioni është njëri nga kushtet kryesore për liberalizimin e vizave.
Lidhja Demokratike e Kosovës qëndrimin e tyre lidhur me votimin e Demarkacionit e ka bërë të ditur edhe të dielën pas një takimin e rregullt të Grupi Parlamentar të kësaj partie.
“LDK-ja, si partia kryesore në vend dhe me grupin më të madh parlamentar e përcaktues në këtë proces, me votën unanime të deputetëve të saj, në Kuvendin e Kosovës, do të hapë dyert për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, thuhej në njoftimin për media.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.