Lajmet e fundit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se është arritur marrëveshja e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në garën e balotazhit për këtë komunë.
Shehu tha se ditëve në vijim do të publikojnë edhe programin e përbashkët qeverisës 2022-2025.
"LDK Dega në Junik dhe LVV Qendra në Junik, kanë nënshkruar marëveshje të bashkëpunimit mes tyre. Ditëve në vijim do të publikojmë edhe programin e përbashkët qeverisës 2022-2025, të cilin do e realizojmë deri në fund brenda mandatit tonë të parë qeverisës".
Në balotazh, ai do të garojë përball kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Agron Kuçi.
Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave do të zhvillohet më 14 nëntor.