Lajmet e fundit

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka dënuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit në mëngjesin e sotëm në Mitrovicën e Veriut.
LDK ka kërkuar nga organet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet me qëllim të zbardhjes së këtij rasti.
Kjo parti kërkon gjithashtu nga qytetarët e kësaj pjese që të bashkëpunojnë me organet kompetente të sigurisë dhe të drejtësisë me qëllim që autorët e këtij krimi të zbulohen, të dalin para drejtësisë dhe të marrin dërnimin e merituar.