Lajmet e fundit

Asnjë përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka shkuar në takimin konsultativ të thirrur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi për të caktuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Në këtë takim, kanë qenë të pranishëm përrfaqësues të të gjitha subjekteve të tjera politike në vend, njofton Klan Kosova.
Në këtë takim kanë marrë pjesë: Hajredin Kuçi nga PDK, Ismail Kurteshi nga VV, Pal Lekaj nga AAK, Valdete Bajrami nga Nisma, Agim Bahtiri nga AKR, Ferid Agani nga Partia e Drejtësisë, Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim.
E pranishme në këtë takim ishte edhe Valdete Daka nga KQZ-ja e cila ka thënë se janë të gatshëm për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.