Lajmet e fundit

Kolegjiumi i Degëve të LDK-së në Prishtinë ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sipas së cilave ai e quan pëlhurë flamurin e Kosovës.
Degët e kësaj partie në kryeqytet e konsiderojnë të turpshme, të padinjitetshme dhe ofenduese për qytetarët e Prishtinës dhe të krejt Kosovës përdhosjen verbale të simboleve shtetërore nga ana e Shpend Ahmetit.
"Më përpjekje që të paraqes Flamurin Kombëtar Shqiptar dhe Flamurin e Republikës së Kosovës si simbole kundërthënëse ndërmjet vete, të bëra pikërisht në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po shkel mbi sakrificat e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, demokraci dhe për shtetin e pavarur të Kosovës".
"As Flamuri Kombëtar Shqiptar dhe as Flamuri i Kosovës nuk mund të jenë kartë e Shpend Ahmetit në përpjekjet për t’i fshehur dështimet e gjithanshme në kryeqytet".
"Sot, simbolet dhe shtetin e Kosovës në përgjithësi e fyejnë vetëm politikanët anti-evropian të Beogradit dhe kryetari aksidental i Prishtinës me bashkëpartiakët e tij".
" Degët e LDK-së në Prishtinë kërkojnë nga Shpend Ahmeti që të jap dorëheqje të menjëhershme dhe të liroj Komunën e Prishtinës për njerëz lojalë ndaj Kosovës, të cilët kanë vizion, ide dhe vullnet që ta zhvillojnë Prishtinën, e jo që ta shfrytëzojnë Komunën për të rrënuar shtetin e pavarur të Kosovës, produkt i sakrificave të qytetarëve të saj dhe përkrahjes së SHBA-ve e miqve tjerë ndërkombëtarë" thuhet reagimin e degëve të partisë që drejtohet nga Isa Mustafa, transmeton Klan Kosova.