Lajmet e fundit

Grupi i LDK-së nga Kuvendi i Prishtinës, ka shtruar kritika për punën e kryetarit të kësaj komune, Shpend Ahmetit, njofton Klan Kosova.
Flamur Shala, asambleist i Lidhjes Demokratike në Kuvendin e Prishtinës, në një konferencë për shtyp ka kritikuar ekzekutivin për mos transparencë.
Ai ka thënë se Shpend Ahmeti po iu ikë debateve për raportin e shpenzimit të buxhetit të komunës nga ekzekutivi për 6 muaj, pasi sipas tij ai ka realizuar vetëm 8.85% të projekteve. Shala këtë gjë e ka cilësuar si skandaloze dhe ka deklaruar se kjo është shifra më e ulët në 10 vitet e fundit.
Anëtari i kuvendit komunal të kryeqytetit, ka pohuar se ekzekutivi po largon shërbyes civilë nga puna në mënyrë të jashtëligjshme, si dhe në vend të tyre pon punëson aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.