Lajmet e fundit

Lëvizja për Bashkim ka reaguar lidhur me ndërtimin e murit në Urën tek Lumi Ibër në Mitrovicë.
"Muri i filluar rishtazi nga serbët në Urën e lumit Ibër sikur i zgjoi nga gjumi shqiptarët e Kosovës “multietnike” e më gjerë! Thuajse ky “mur” në veri të Kosovës dhe “muri” tjetër në lindje të saj, po aq i fortifikuar, të mos kenë ekzistuar që nga përfundimi i luftës, pra që më 1999 në veri dhe që më 2001 në lindje të Kosovës!"
"Por, ajo çka është më e keqja, që nga viti 1999 ne jemi sjellë sikur nuk po ndodhë asgjë! Kemi shijuar lirinë në territorin e mbetur dhe i kemi mbyllur sytë para “mureve”! Ajo çka është edhe më keq, edhe në bisedimet e Vjenës (2005), edhe në bisedimet e Brukselit (2011) as që është përmendur ekzistenca e “mureve”, por kemi zhvilluar bisedime për diskriminimin pozitiv apo edhe për avancimin e të drejtave të atyre “që ndërtonin mure”! Dhe nga këto bisedime në vend se të “shembeshin muret” në veri dhe lindje të Kosovës bisedimet prodhuan edhe një “mur” në Kuvendin e Kosovës! Serbëve, si mjeshtër të mureve, iu dha e drejta e vetos në Kuvendin e Kosovës!"
"Kosova me të gjitha këto mure nuk mund të ecë përpara! Ajo është e kurthëruar në “zgjidhjet” që nuk janë zgjidhje! As Pakoja e Ahtisarit, as Kushtetuta e Kosovës, as diskriminimi pozitive, asociacionet e asteriksat nuk janë zgjidhje, sepse ato nuk e kanë parasysh vullnetin e shumicës – shqiptarëve!", thonë në këtë lëvizje, transmeton Klan Kosova