Lajmet e fundit

Klubi i Serie A, Lazio erdhi në mbrojtje të transferimit të ri Elseid Hysaj të hënën, pasi ai këndoi himnin e krahut të majtë "Bella Ciao" gjatë prezantimit në fundjavë.
Kënga u miratua si himn nga Lëvizja Italiane e Rezistencës, e cila kundërshtoi forcat e Gjermanisë Naziste që pushtuan Italinë dhe më vonë luftuan Fashistët Italianë gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe u bë sinonim i lëvizjeve të rezistencës në të gjithë botën.
Që atëherë është ngritur në spikamë pasi u shfaq në serialin Netflix Money Heist (Casa de Papel).
Performanca e Hysaj zemëroi një pakicë tifozësh të fortë të Lazios, të njohur si 'ultras', të cilët kanë lidhje me ekstremin e djathtë dhe një histori të sjelljes raciste.
Raportet e mediave lokale nw Romw thanë se një grup tifozësh u përpoqën të përballen me 27-vjeçarin në kampin stërvitor të klubit në Auronzo Di Cadore të dielën, shkruan sportstar, transmeton Klankosova.tv.
Shqiptari u transferua nga Napoli tek Lazio në një transferim falas për t'u lidhur me ish-trajnerin Maurizio Sarri, i cili mori detyrën nga Simone Inzaghi muajin e kaluar.
"Wshtw detyra e një klubi të mbrojë lojtarin e tyre dhe ta heqë atë nga situatat ku ai po përdoret për përfitime personale dhe politike", tha Lazio në një deklaratë.
"Në këtë rast kjo sigurisht nuk kishte asnjë lidhje me kontekstin joformal dhe miqësor të asaj që ndodhi”.
"Kampi trajnues duhet të vazhdojë në klimën e qetësisë që kemi shijuar deri më sot", thuhet në njoftimin e Lazios.