Lajmet e fundit

Jennifer Lawrence mbrëmë ka folur në skenë gjatë koktejit të organizuar para ceremonisë Oscar, “Gratë në film”, në Hollywood.
Para se aktorja të dilte në skenë, Patricia Arquette foli për peticionin e faqes së internetit Change.org, për të ratifikuar Amandamentin e të Drejtave të Barabarta dhe për rëndësinë e mbikëqyrjes së grave.
Jennifer i bëri jehonë mendimeve të Patricias në skenë dhe po ashtu bëri shaka duke e luajtur versionin e saj të ri në film.
“Më pëlqen që ajo u ngrit dhe e nisi bisedën dhe dialogun. Kur të shkoj në shtëpi do të kyçem menjëherë në change.org”, i tha ajo masës, transmeton Klan Kosova.