Lajmet e fundit

Aktorja, Jennifer Lawrence është në lidhje me lokalistin e grupit “Coldplay”, Chris Martin që nga viti 2014.
Martin i ka dy fëmijë, Apple që është 11 vjeç dhe Moses, 9 vjeç.
Dhe duket se Lawrence ka fituar dashurinë e tyre.
“Jen ka fituar përfundimisht dashurinë e Apple dhe Moses. Chris madje me shaka ka thënë se ata vinë vetëm për të takuar Jennifer. Ata e adhurojnë atë” ka thënë një burim i afërt me çiftin për revistën “OK”, transmeton Klan Kosova.
Të dy janë munduar shumë që lidhjen e tyre ta mbajnë sa më larg syrit të mediave dhe publikut.