Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se Rusia ka propozuar që raundi i ardhshëm i bisedimeve me Ukrainën të zhvillohet më 2 qershor.
Sipas agjencive ruse të lajmeve, Lavrov në lidhje me këtë ka thënë se Stambolli është vendi i preferuar.
Qyteti turk zhvilloi raundin e fundit të bisedimeve midis dy delegacioneve, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, Ukraina ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje publike në lidhje me këtë çështje.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.