Lajmet e fundit

Kryediplomati rus Serguei Lavrov tha se shpreson që në orët në vijim të arrihet një marrëveshjeje për armëpushim në qytetin e Alepos, zemrën e luftimeve në luftën në Siri.
"Shpresoj se brenda një periudhe shumë të shkurtër, ndoshta në orët në vijim të shpallet një vendim i tillë”, u shpreh Lavrov për median pas takimit në Moskë me të dërguarin e posaçëm të OKB-së, Staffan de Mistura.
Lavrov paralajmëroi gjithashtu se rebelët duhet të largohen nga disa zona, ku militantët janë nën shënjestrën e sulmeve të forcave të Bashar al-Asadit dhe sulmeve ajrore të Moskës. Vetëm në 10 ditët e fundit në Siri kanë humbur jetën 250 persona.