Lajmet e fundit
Shefi i diplomacisë ruse, Sergey Lavrov, ka thënë se incidentet e fundit në Maqedoni dhe situata në Kosovë nuk japin kurrfarë optimizmi.

Shqetësuese, siç tha ai " janë edhe dëshirat e udhëheqjes shqiptare për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.
Ministri i jashtëm rus i ka bërë këto komente në Beograd, pas takimit që pati me homologun e tij serb, Ivica Daçiq.
Sipas tij, asnjë politikan i arsyeshëm nuk mund të qëndrojë gjakftohtë ndaj këtyre thirrjeve. Lavrov ka këmbëngulur se ngjarjet në Kumanovë kanë qenë “aksione terroriste, të përgatitura mirë”.