Lajmet e fundit

Kryediplomati rus, Sergei Lavrov ka thënë se është e pakuptimtë të flitet për ulëse të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
"Mendoj se është e pakuptimtë të flitet për ulësen e Kosovës në OKB, të flitet për vendin e Kosovës në BE, është e mundur të flitet për Kosovën kudo, por derisa të arrihet një marrëveshje që i përshtatet Prishtinës dhe Beogradit, ekziston një rezolutë 1244 që njeh provincën autonome Kosova si pjesë të Serbisë", ka shtuar ai në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve "Beta", transmeton Klan Kosova.
Në këtë intervistë, Lavrov ka deklaruar poashtu se termi "normalizim i plotë i marrëdhënieve" në mes të Kosovës dhe Serbisë është shpikur nga Bashkimi Evropian.
Lavrov ka folur edhe për NATO-n, rritjen e pranisë së Rusisë në Ballkan gjatë viteve të fundit, përmes mediave e organizatave joqeveritare si dhe ndërtimin e qendrës humanitare në Nish, transmeton Klan Kosova.