Lajmet e fundit

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha sot se vrasja e ambasadorit rus në Ankara Andrey Karlov është sulm i tmershëm terrorist.
Shefi i diplomacisë ruse njëherit ka falënderuar autoritetet turke për veprim të menjëhershëm në këtë rast, raportojnë mediat ruse, përcjellë Klan Kosova.
Lavrov i bëri këto komente në Moskë gjatë takimit me homologun të tij turk, Mevlut Çavusoglu i cili lajmin për vrasjen e ambasadorit rus në Turqi e morri rrugës për në kryeqytetin rus.
Çavusoglu beson se objektivi kryesor i sulmit ishte që të minojë marrëdhëniet në mes të të dyja vendeve.
Nga ana e tij, Lavrov shtoi se grupi i hetuesve rusë, të cilët do të marrin pjesë në hetimin për vrasjen e ambasadorit kanë shkuar tashmë në Turqi.
Duke folur për Sirinë, kryediplomati rus tha se tolerime për terroristët në Siri nuk do të ketë
Kurse, homologu i tij turk Mevlut Çavusoglu tha se ata që janë përgjegjës për vrasjen e ambasadorit do të ndëshkohen.
Ai gjithashtu shtoi se rruga në Ankara ku ndodhet ambasada ruse do të marrë emrin e ambasadorit të vrarë.
Ai shtoi se Turqia do të vazhdojë së bashku me Rusinë në përpjekjet e saj për të rregulluar situatën në Siri, transmeton Klan Kosova.