Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se heronjtë dhe dëshmorët janë e vërteta, nderi dhe historia e lavdishme e Kosovës.
“ Në kujtim dhe nderim të sakrificës sublime për lirinë e atdheut, homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, ku prehen përjetësisht djemtë tanë më të zot”.
“ Dëshmorët e 24 Marsit, Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj do të jenë burim frymëzimi për ta mbrojtur të drejtën tonë, sot, nesër e përgjithmonë. Lavdi të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.