E jashtëzakonshmja, Laurinë Gashi ka prekur finalen!
Xhudistja kosovare, shkëlqeu në garën e madhe të “Podgorica Junior European Cup 2025”.
Gashi mposhti me Ippon kroaten Valentina Zivkovic, duke treguar teknikë dhe vendosmëri të lartë në tatami, raporton Klankosova.tv.
Në finale, Laurinë do të përballet me Libi Becker nga Izraeli.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.