Lajmet e fundit
Lauren, që ishte pjesë e skuadrës së edicionit 2003-04, e ka pranuar se mund të kalonte tek skuadra spanjolle, por zgjodhi Gunners më 2000.

Ish asi i Arsenal, Lauren e ka pranuar se e ka refuzuar një ofertë nga Real Madrid, për t’u transferuar tek Arsenal.
Mbrojtësi i pensionuar i krahut të djathtë fitoi dy tituj të Premierligës dhe tre të FA Cup dhe ishte pjesë e skuadrës së lavdishme të edicionit 2003-04.
Ai ka thënë se transferi i tij tek Arsenal ishte joformal.
“Ishte goxha joformal. U takova me David Dein dhe Arsene Wenger që më ofruan çaj dhe bisedë për futbollin”.
“Kam pasur ofertë edhe nga Real Madrid, por inspirimi që më dha Wenger më bëri që ta zgjedh Arsenalin”.