Lajmet e fundit

Lauren Jauregui nga Fifth Harmony ka zbuluar se ajo është biseksuale në një letër të hapur për mbështetësit e Donald Trump.
Pas spekulimeve të shumta sidomos kur një fotografi e publikuar e shfaqte atë duke puthur një femër, këngëtarja 20 vjeçare mori guximin për të konfirmuar dyshimet e fansave.
“Unë jam një grua biseksuale dhe jam aq krenare për këtë gjë. Jam krenare që jam pjesë e një komuniteti që projekton vetëm dashuri dhe mbështetje për njëri-tjetrin”, ka shkruar ajo, transmeton Klan Kosova.