Xhudistja Laura Fazliu ka fituar sot medaljen e bronztë nga Grand Prix Upper, që po mbahet në Linz të Austrisë.
Komiteti Olimpik i Kosovës bën të ditur se medalistja olimpike shënoi tri fitore në kategorinë -63 kg.
Për Fazliun kjo ishte gara e parë që prej Lojërave Olimpike Paris 2024.
Kosova edhe dje u stolis me medalje në këtë garë. Dy herë medalistja olimpike, Distria Krasniqi, u kurorëzua me të argjendtën. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.