Lajmet e fundit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Latif Gashi dhe ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Llapit ka bërë të ditur se nga java e ardhshme do të nis të vuaj dënimin me burg.
Gashi është i dënuar me gjashtë vite burg në rastin “Grupi i Llapit”.
Nisjen e vuajtjes së dënimit, e ka bërë të ditur vet Gashi në llogarinë e tij në Facebook, por edhe gjatë një takimi me strukturat e PDK-së në Podujevë, njofton Klan Kosova.
Ky është postimi i plotë i Gashit:
“Një takim miqësor me kryesinë e PDK-së në Podujevë, me që rast i falenderova për përkrahje dhe bashkëpunim.
Njëkohësisht i njohëtova se nga fillimi i javës tjetër do të shkoj në hapsane për ta vazhdur mbajtjen e denimit (të pa drejtë) të mbetur......! Për Lirinë dhe Pavarësinë e Atdheut kurrë nuk është bollë të sakrifikohesh.....!
Me respekt LG”.