Lajmet e fundit

Las Palmas e ka shokuar Atletico Madridin, duke ia shkaktuar humbjen e parë pas nëntë ndeshjeve.
Serinë e golave e nisi Kirian Rodriguez në pjesën e dytë, në minutën e 51’, pas një asistimi nga Alberto Moleriro.
Ndërsa golin e dytë e realizoi Benito Ramirez, në minutën e 75’. Atletico e ngushtoi epërsinë me anë të Alvaro Moratës, në minutën e 83’.
Las Palmas nga kjo minutë e mbajti portën paprekur dhe në fund triumfoi me shifrat 2-1.
Atletico Madridi renditet në vendin e tretë me 25 pikë, teksa Las Palmas në pozitën e nëntë me 17 sosh. /Klankosova.tv.