Lajmet e fundit

Gratë me përmasa më të mëdha të gjinjve më në fund mund të relaksohen mbi një dyshek prej gome, në pishine apo në detin e hapur.
Shtrirja në bark për to në një dyshek të zakonshëm mund të jete problematike.
Për këtë problem duket se brendi i të brendshmeve Bravissimo e ka një zgjidhje.
Gjithçka filloi kur kjo kompani postoi një fotografi të dyshekut i cili kishte një hapësirë për gjinjtë si shaka për ditën e një prillit. Gratë nëpër botë patën një reagim fantastik dhe tani ata kanë nisur prodhimin e këtyre dyshekëve.
“Patëm një reagim fantastik dhe kemi menduar ta hedhim në shitje për këtë verë. Me të vërtet jemi të lumtur kur ofrojmë produkte për gratë me përmasa të mëdha të gjinjve diçka që nuk e gjejnë diku tjetër” kanë deklaruar nga Bravissimo.

