Lajmet e fundit
Të largosh stresin njëherë e përgjithmonë nuk është një detyrë e lehtë. Stresi shkaktohet nga shumë faktorë të ndryshëm, dhe për disa nga ne, pak stres është një realitet i shëndetshëm! Në anën tjetër kemi një përqindje të mirë të njerëzve që janë të prekur nga stresi deri në atë masë sa që bëhet i pakontrollueshëm dhe se shumë shpejt mund t’i sjell ata në dhomë të emergjencës.

Të mësosh se si të menaxhosh stresin dhe eventualisht të eliminosh atë është e rëndësishme që të kesh shëndet të mirë mendorë.Gjërat sikur kokë dhimbjet, ngërçet, sulmet paniku, sëmundjet e zemrës, dhe shumë dhimbje tjera të pashpjegueshme në vende të ndryshme të trupit janë indikatorë të dikujt që po përballet me shumë stres.
Më poshtë do të flasim për 5 mënyra të lehta se si të eliminoni stresin nga jeta juaj.
Largo Veset E Këqia
Nëse vesi i juaj i keq është dehja, pirja e duhanit apo të ushqyerit me ushqim të keq (apo kombimin i të gjithave nga pak), sa më herët të kuptosh situatën dhe i largon ato shprehi aq më shpejtë trupi juaj do të tregoj shenja çlirimi dhe kështu bien edhe nivelet e stresit.
Qëndro i Fokusuar
Njerëzit që mësojnë si të përballen me stresin shpejt e kanë zbuluar se mënyra e thjeshtë se si të jesh në binarë për të ditur çfarë duhet bërë është të përgatitesh listën e gjërave që duhet bërë për çdo ditë. Kjo të ndihmon kundër mungesës së koncentrimit që ke përjetuar së fundi dhe i lejon mendjes të pushoj, kështu duke liruar stresin.
Bëj Diçka
Ata që janë të prekur nga stresi largohen nga aktivitetet sociale nga turpi… me fjalë të tjera janë tipa të turpshëm. Kjo nuk është e mirë. Lidhu me shokët e vjetër, leje ndonjë takim kafeje apo shko në vendin ku ke bërë qejf përpara dhe kënaqu për disa orë.
Pastro
Një mënyrë shumë e shpejtë se si të lirojmë stresin është thjeshtë të fillojmë të heqim pisllëkun – të pastrojmë. Pastroje një dhomë, shtëpi, tavolinën apo çka do qoftë, e kur të përfundosh do të ndjeni lirim të menjëhershëm të stresit.
Fokusohuni në Pozitiven
Ulu, relaksohu, dhe fokuso tërë energjinë e mendjes në atë se çka është duke ndodhur në jetën tuaj. Ndoshta mendon se e tërë bota është kundër teje, por për shumë nga ju që e lexoni këtë, ndoshta ka edhe shumë gjëra të mira që po ju ndodhin në jetë në të cilat mund të koncentroheni e kështu të largoni mendimet negative stresuese. Energjia pozitive mund të shëroj në shumë aspekte.
Mëso si ta përdorësh.