Lajmet e fundit
Mesila Doda është larguar nga Partia Demokratike në Shqipëri, thotë se PD është kthyer në parti klienteliste.

Mesila Doda nuk është më pjesë e Partisë Demokratike.
Deputetja ka konfirmuar përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale largimin e saj nga grupi parlamentar demokrat.
Ajo thotë se PD ka humbur boshtin e saj dhe është shndërruar në një parti klienteliste.
“Largohem me keqardhje nga një parti që e krijuam bashkë me studentë dhe pedagogë 25 vjet më parë, por që sot e shoh të rithemeluar larg kontekstit, boshtit dhe qëllimit politik për të cilin u krijua".
"Tash është klientelizmi mbret i situatës se re dhe shpresoj fort që njerzit politikë që ende po rezistojnë edhe për pak, të arrijnë të kthjellojnë individët përgjegjës për dëmin e madh që po shkaktojnë".
"Shpresoj që edhe ky largim do i shërbejë vendimarrësve partiakë të kenë një qasje tjetër ndaj figurave të vërteta politike, burra e gra të mençura që i shoh shpesh kur fyhen, anashkalohen, anatemohen e sulmohen me dhe pa intriga, për të vetmen arsye sepse ende nuk kanë pranuar kodin e heshtjes dhe pranimin e disfatës së radhës”, shkruan ajo.