Lajmet e fundit

Greqia ka emëruar udhëheqës të rinj të shërbimeve të emergjencës pas zjarreve vdekjeprurëse që ndodhën muajin e kaluar në afërsi të Athinës.
Përmes një deklarate nga zyra e kryeministrit është bërë e ditur se në vendin e udhëheqësve të forcave policore dhe të brigadës se zjarrfikësve janë vendosur zëvendësit e tyre.
Ky vendim vjen dy ditë pas dorëheqjes së Ministrit për Mbrojtje Civile.
Qeveria greke është kritikuar shumë për reagimin ndaj zjarreve të cilat lanë të vdekur 90 persona.