Lajmet e fundit

Janë disa gjëra që mund t’i bëni që të rrisni gjasat të mbeteni shtatëzënë sa më shpejt që është e mundur.
Bëjeni një kontroll para se të mbeteni shtatëzënë, pyet mjekun tuaj për vitaminat për shtatëzëna që përmbajnë acid folik i cili zvogëlon gjasat që të keni fëmijë me defekte.
Largo stresin në cilëndo mënyrë që mundesh, ndoshta duke u munduar të mbetesh shtatëzënë është stresuese dhe stresi sigurisht që mundet të prish ovulimin.
Stresi gjithashtu mundet të shkaktoj çrregullim seksual dhe shqtësim te meshkujt.
Përderisa përdorimi i alkoolit nuk është gjë e mirë kur provoni të ngeleni shtatëzënë një gotë e vogël me verë para marrëdhënieve mund të ndimoj të relaksoheni.
Bëjëni një jetë të shëndetshme.
Ushtrimet janë të mira por kur provon të mbetesh shtatëzënë duhet ndalur paksa, sepse ushtrimet e tepërta mund të ju bëjnë të mos ovuloni fare.
Kjo nuk do të thotë se ju duhet të ndaloni dhe të mos ushtroni fare në momentin që provon të mbetesh shtatëzënë.
Lërëni duhanin që të rrisesh gjasat tua që të mbeteni shtatëzënë, përveq të gjitha efekteve tjera negative që ka duhani, ky ves i keq gjithashtu zvogëlon pjellshmërinë.
Duhani ndikon në nivelet e estrogjenit dhe ovulimit tuaj.