Kruajtjet e lëkurës së shpejti mund të tejkalohen duke vendosur një dritë mbi to, kanë deklaruar shkencëtarët.
Studiuesit nga Laboratori për Biologji Molekulare në Romë kanë vendosur të trajtojnë shkaktarin e kruajtjeve, me shpresën se do të gjejnë një tretman të ri.
Ata kanë zhvilluar një kemikat, të quajtur IL31-IR700, që është i ndjeshëm ndaj dritës dhe lidhet me qelizat e ndjeshme ndaj kruajtjes në sipërfaqe të lëkurës.
Ekipi ka injektuar këtë kemikat në lëkurë të minjve, dhe kur u trajtua me dritë infra të kuqe qelizat e ndjeshme ndaj kruarjes u larguan nga sipërfaqja e lëkurës.
Kjo ka bërë që ndjenja e kruajtjes të ndalonte.
Rezultatet japin shpresë për shumë persona që vuajnë nga sëmundje të ndryshme që shkaktojnë kruajtje, siç janë psoriaza apo eczema.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.