Kryetarit aktual i Kuvendit,Kadri Veseli, nga momenti i zgjedhjes së Hashim Thaçit President i Kosovës, simbolikisht dhe ditë më pas edhe zyrtarisht i mbeti mbi supe udhëheqja e Partisë Demokratike të Kosovës, pasi është zëvendëskryetari i vetëm.
Sipas të gjitha gjasave Veseli, pritet të marrë këtë detyrë në mandat të plotë, njofton Klan Kosova.
Gjithë ndryshimi në kryetarllëk, sipas drejtuesit të gazetës Blic, Astrit Gashit, nuk do e dëmton PDK-në karshi elektoratit.
Ky thotë, se Partia që e themeloi Thaçi dhe të tjerët 17 vite më parë, për ndërrim shefi u bë gati që nga momenti kur lidhën ujdinë qeverisës me LDK-në e Isa Mustafës.
Nga ana e tij, udhëheqësi i Lëvizjes “Fol” , Petrit Zogaj, është i mendimit se PDK nuk do jetë e njëjtë, kur Thaçi të zëvendësohet.
Sipas Zogajt, pas bërjes së Thaçit President shteti, po i tregohet publikut fuqia që e ka Veseli karshi tashëm ish shefit të tij partiak.
Kronikë nga Besnik Tahiri.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.