Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme Koncept Dokumentin për Rregullimin dhe Funksionimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë në këtë mbledhje se ky draft koncept ka për qëllim menaxhimin më të mirë të lëndëve të kësaj Gjykate, pas përfundimit të mandatit të EULEX-it në muajin qershor, shkruan EO.
“Kjo gjykatë gjykon në kolegje të përbëra nga gjykatës vendorë dhe ndërkombëtarë. Me përfundim të afatit të kontratës së ndërkombëtarëve, puna paralizohet”.
“Kjo gjykatë mban peng qindra miliona euro që dalin nga privatzimi. Opsionet të cilat i kemi para jush mund ta rrisin funksionalizimin e punës. Gjithashtu lidhet edhe me përfundimin e kontratës së zyrtarëve të EULEX-it”, tha ai.
Më poshtë ndiqni një storie të përgatitur nga Klan Kosova për numrin e madh të lëndëve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme ku një gjyqtari i bie të ketë 1 mijë lëndë.