Lajmet e fundit

Në vazhdën e përkrahjes së vazhdueshme për komunitetet dhe në bashkëpunim me deputetë, përfaqësues të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi, ka lansuar sot projektin skema e trajnimit në punë.
Projekti në fjalë do të përfshijë 90 punëkërkues pjesëtarë të komuniteteve të lartpërmendura, me kohëzgjatje prej 3 muajsh, ku shuma e kompensimit për praktiken në punë përfshinë vlerën prej 150 euro. Kjo shumë parashihet të mbulojë shpenzimet e udhëtimit dhe ushqimit, përderisa kandidatët përfitues, pjesëtarë të komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptas, duhet të jenë punëkërkues të regjistruar në Zyrat e Punësimit.
Aplikimi për këtë skemë është i hapur nga datat 16 deri më 23 shtator, transmeton Klan Kosova.