Lajmet e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Luksemburgut lansuan sot Programin përkrahës për shëndetësi i cili ka për qëllim të mbështes zhvillimin e reformës shëndetësore në Kosovë.
Në ceremoninë e lansimit të këtij programi që u bë sot në MSh, ministri Imet Rrahmani falënderoi Qeverinë dhe taksapaguesit e Luksemburgut për përkrahjen që i kanë dhënë shëndetësisë kosovare me fazën e parë të programit dhe kalimin e tij në fazën e dytë , që nënkupton përkrahje të madhe për shëndetësinë kosovare në vlerë prej 9.6 milionë eurove (6 milionë të Qeverisë së Luksemburgut dhe 3.6 milionë të Qeverisë së Kosovës”, për katër vjetët e ardhshëm, transmeton Klan Kosova.