Lajmet e fundit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë sot të ditur se është lansuar platforma për kontrata të hapura përmes së cilës qytetarët mund ta shohin secilën kontratë, publikim dhe projekt.
“Sapo lansuam platformen kontratat e hapura ku qytetarët në çdo moment mund te shohin çdo kontratë, çdo publikim për kontratë me informata të hollësishme për secilin projekt në Komunën tonë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Më poshtë keni postimin e tij të plotë:
Sot vendosim standard të ri në transparencës në Republikën e Kosovës. Sapo lansuam platformen kontratat e hapura ku qytetarët në çdo moment mund te shohin çdo kontratë, çdo publikim për kontratë me informata të hollësishme për secilin projekt në Komunën tonë.
Falenderojmë Open Data Kosovo, Girls Coders Kosova, UNICEF, ADA e Innovations Lab Kosovo për ndihmen në platformë.
Platforma e ka edhe modulin e menaxhimit që na mundëson neve si udhëheqës të institucioneve që tërë kohën ta kemi pasqyren e krejt kontratave në komunë e edhe vonesave që paraqiten.
Meqë jemi institucioni i parë në Kosovë që zhvillojmë platformë të tillë i ftojmë të tjerët të na bashkangjiten në këtë rrugë të përbashkët.