Lajmet e fundit

Qytetarët e Prishtinës tashmë do të kenë mundësinë që të informohen për të gjitha vendimet e ndërmarra nga kryetari i komunës, përmes platformës digjitale "Open Data", e cila është lansuar sot.
Platforma digjitale "Open Data", e cila përmban 130 dokumente në 14 kategori të ndryshme, të cilat mund të shkarkohet çdo moment. Platforma përmban informatat e pronave komunale deri tek subvencionet, përfshirë të gjitha vendimet që Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka marrë.
Sipas kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kjo platformë do u shërbejë qytetarëve të Prishtinës në mënyrë që me një klikim në web faqen opendata.prishtinaonline.com të mund të shkarkojnë dokumente të ndryshme, si subvencionet e dhëna nga drejtoritë e komunës.
Me anë të kësaj platforme ata mund të shkarkojnë edhe dokumentin ku është paraqitur në mënyrë grafike shpenzimi i buxhetit.
