Lajmet e fundit

Në një ngjarje zyrtare sot u lansua zyrtarisht pilot projekti i Skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës në Komunën e Prishtinës, pilotim ky që po bëhet për herë të parë në Kosovë.
Ngjarja sot u realizua me qëllim të prezantimit të projektit pilotues mbi skriningun e kancerit të qafës së mitrës në Prishtinë, që është pjesë e Programit Nacional për Kontrolle të Kancerit në Kosovë.
Ky pilot projekt synon të shërbejë si model në krijimin dhe implementimin në tërësi të programit nacional të skriningut të kancerit të qafës së mitrës në Kosovë.
Skriningu cervikal mundëson zbulimin e hershëm të qelizave jonormale dhe si rezultat trajtimin e suksesshëm të tyre. Procesi i skriningut është treguar shumë efektiv në zvogëlimin e numrit të rasteve me kancer të qafës së mitrës në shumë vende të botës.