Lajmet e fundit

Dita Botërore e Shëndetit shënohet globalisht çdo vit më 7 prill.
Me rastin e shënimit të kësaj dite, këtë vit UN Women, në bashkëpunim me UNFPA dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë lansojnë fushatën “Të Mbështesim Infermieret dhe Mamitë.”
Në një kumtesë të përbashkët të këtyre organizatave theksohet
"Duke pasur parasysh situatën e pandemisë COVID-19 me të cilën po ballafaqohet e tërë bota, këtë vit Dita Botërore e Shëndetit ka për qëllim lartësimin e rolit jetësor të cilin e lujanë punëtoret shëndetësore në luftën ndaj pandemisë", thuhet në një kumtesë të përbashkët të këtyre organizatave.
Në të gjithë botën, rreth 70 përqind e punonjësve të sektorit shëndetësor dhe shërbimeve sociale janë gra. Megjithatë ato paguhen 11 përqind më pak se burrat në profesione të njejta. Në Kosovë grate përbëjnë 65% të punëtorëve në sektorin shëndetësor. Shumë nga to janë në profesione që i vendosin në vijën e parë të përgjigjes ndaj COVID-19.