Lajmet e fundit

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ, kanë organizuar ceremoninë e lansimit të aplikacionit për kërkesa të qytetarëve dhe identifikimin e deponive ilegale e cila mban emrin “ndreqe.com”.
Kjo platformë është prezantuar edhe si aplikacion, i cili do të shërbejë për të lajmëruar parregullsitë, deponitë ilegale, rrugë të prishura apo çfarëdo problemi nga ana e qytetarëve, njofton Klan Kosova.
MAPL tha se kjo do të ketë një inpakt pozitiv në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe Ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj e cila tha se lansimi i kësaj platforme do të ketë rol pozitiv edhe në përmirësimin dhe ruajtjen e ambientit.