Lajmet e fundit

Ish-ministri i punëve të jashtme, Enver Hoxhaj i ka shprehur ngushëllime familjes Rexhepi, pas vdekjes së ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili ndërroi jetë sot në orët e hershme të mëngjesit, njofton Klan Kosova.
Hoxhaj tha se Bajrami ka qenë një politikan që punoi për ngritjen e shtetit të ri dhe mbi të gjitha ka qenë një koleg në PDK i cili vështirë zëvendësohet.
“E rëndë të shkruash fjalë lamtumire për një mik dhe bashkëpunëtor të çmuar si Bajram Rexhepi. Një njeri që i dha shumë Kosovës në paqe dhe në luftë. Një politikan që punoi për ngritjen e shtetit të ri. Mbi të gjitha një koleg në PDK i cili vështirë të zëvendësohet. Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve të tij. Lamtumirë Bajram!”, shkruan Hoxhaj në Facebook.