Lajmet e fundit

Bregu i Fildishtë i ka ndaluar kremërat për zbardhjen e lëkurës.
Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi tha se vendimi u mor për shkak se ka shqetësime për ndikimin e tyre në shëndet.
Kremërat e tilla janë shumë të popullarizuara mes femrave, por edhe ndër meshkujt në Afrikë.
Por, sipas ekspertëve, këto kremëra shkaktojnë kancer, diabet dhe sëmundje lëkure.
Një eksperte britanike tha se ky është një shqetësim i bazuar, pasi shpesh produktet përmbajnë përbërës të rrezikshëm.
Megjithatë analistët thonë se kjo nuk do t'i ndalojë njerëzit që t'i blejnë këto produkte.
Në Nigeri, 75 % e femrave thonë se blejnë krem për zbardhjen e lëkurës.