28.10.2016 · përditësuar para 3546 dite1 min lexim
Mediat kosovare humbën një maestro.
Kështu u vlerësua sot në akademinë përkujtimore kushtuar ish- drejtorit të RTK-së, Agim Zatriqi, i cili ndërroi jetë mbrëmë në moshën 66 vjeçare, njofton Klan Kosova.
Familjarë, miq e kolegë kujtuan përvojat dhe mësimet që morën nga i ndjeri.
I lumtur me nderimet që po i bëhen të atit, djali Astriti tha se vlera e punës së tij në media do t'i mbijetojë kohës.
Ndërsa shokët dhe kolegët e të ndjerit thanë se ndarja nga jeta e njeriut që drejtoi për 8 vjet televizionin publik të Kosovës është humbje e madhe për mediat kosovare.
I ndjeri u kujtua veçanërisht për vlerat e larta të profesionalizmit që ka treguar në punë.
Zatriqi udhëhoqi RTK-në gjatë periudhës 2001-2009, ndërsa konsiderohet njëri ndër ekspertët më të shquar të mediave kosovare.
Kronikë e zgjeruar nga gazetarja Mejreme Gashi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.