Lajmet e fundit

Trajneri i Chelsea-s, Frank Lampard, ka thënë se Carlo Ancelotti është një prej figurave më me ndikim te ai në aspektin menaxherial.
Ky koment i tij vjen në prag të përballjes në Premier Ligë të skuadrës së tij dhe asaj që italiani e drejton aktualisht, Everton.
Lampard ishte kapiten i të Kaltërve në kohën kur Ancelotti ishte trajneri i klubit, dhe bashkë kishin fituar Premier Ligën dhe kupën më 2010.
“Jam ndikuar nga të tjerët dhe jam ndikuar nga ai si lojtar dhe si njeri atë kohë”, ka thënë Lampard.
“Ai është mu në maje kur flas për trajnerët me të cilët kam punuar – suksesi i tij i madh në karrierë, ku ka punuar në klube të ndryshme dhe ballë-për-ballë e shfaqin te unë si një trajner shumë të mirë dhe një njeri shumë të mirë”.