Lajmet e fundit

Chris Brown siç duket tani do të ndjejë mungesën e veturës së tij luksoze Lamborghini Aventador.
Kjo pasi bisha e cila ka vlerë rreth 400 mijë deri 500 mijë dollarë u aksidentua në mënyrë të mistershme sipas raportimeve të policisë në Beverly Hills, shkruan TMZ, përcjellë Klan Kosova.
Këngëtari Brown ka të regjistruar nën emrin e tij Lambon tashmë plotësisht të shkatërruar ndonëse ai shpesh herë lejon dhe miqtë e tij ta ngasnin atë.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në Beverly Hills dhë është përfshirë në një hetim të shkallës së ulët pasi nuk është parë ndonjë veturë tjetër e përplasur në këtë rast.
Poashtu bëhet e ditur që pas askidentit ku Lambo i Chris Brown tashmë nuk do t’i shërbejë atij për shëtitje, ngasësi kishte braktisur veturën dhe nuk dihet ende se kush qëndron prapa këtij incidenti.