Lajmet e fundit

Gjendja shëndetësore e basketbollistit Lamar Odom është ilustruar në mënyrë grafike nga një fotografi, në të cilën ai shihet i mbështjellur me mjete të ndryshme mjekësore, derisa po e lëviznin në shtatin me rrota për në Spitalin Cedar-Sinai në Los Angeles, transmeton Klan Kosova.
Këto fotografi janë bërë mbrëmjen e së hënës, derisa Lamar është transportuar me helikopter nga Las Vegas.
Ai është dërguar në spitalin Cedars, sepse familja beson që ky spital është më mirë i pajisur se ai në Vegas për t’u marrë me shëndetin e tij.