Lajmet e fundit

Lamar Odom ka folur për gjithçka rreth lidhjes së tij me familjen Kardashian, përfshirë ish-gruan Khloe, në episodin e fundit të emisionit SiriusXM të Andy Cohen, transmeton Klan Kosova.
Ylli i basketbollit 41 vjeçar, tha se ai nuk asnjë kontakt me familjen.
Kur Odom u pyet nga Cohen për kontaktin me Khloe, ai tha: “Ajo ishte e pranishme në të gjitha periudhat e mia të vështira”.
Por Lamar pranoi se ai nuk flet me askënd prej tyre.
“Për shkak të sjelljes sime dhe disa vendimeve të këqija dhe ne nuk flasim më. Më mungon jashtëzakonisht familja e tyre”, tha ai.
Ai vazhdoi duke thënë: “Sigurisht që gjithsecilit gjithmonë do t'i mungojë dashuria. Kjo është e vërtetë. Unë thjesht kaloja kohë me ta, ishte, ishte një nga momentet më të mira në jetën time”.