Lajmet e fundit

Ai pothuajse vdiq tetorin e vit të kaluar pas overdozës me drog dhe alkool, por si duket ish basketbollisti Lamar Odom tani prapë iu është kthyer “zakonit” të vjetër.
Odom është fotografuar të dielën duke pirë marihuanë dhe një dëshmitar ka folur për revistën online RadarOnline lidhur me këtë gjë, transmeton Klan Kosova.
“Çdo kush që ishte jo larg tij mund ta ndiente erën e marihuanës. Ai madje as nuk tentonte që ta fshihte këtë gjë”, ka thënë një dëshmitar.
