Lajmet e fundit

Tetorin e vitit të kaluar, Lamar Odom, ish lojtari i L.A. Lakers, ishte shumë afër vdekjes për shkak të mbidozës.
Ish burri i Khloe Kardashian, u gjet pa ndjenja në një bordelo në Nevada dhe ishte në koma për disa ditë me radhë.
Tani, më shumë se një vit Odom ka folur për këtë ngjarje.
“Isha në bordelo dhe mendova vetëm të pushoj pak. Nuk mbaj mend asgjë derisa Khloe më tha që isha në koma. Nuk mundja as të flisja. Asnjë fjalë nuk mund ta nxjerrja nga goja dhe isha shumë i frikësuar”.
“Nuk isha mirë mendërisht para se incidenti të ndodhte. Unë dhe gruaja ime atëkohë, Kloe, nuk ishim mirë. Isha në një vend të errët. E pra, mendoj që gjithçka ndodh për një arsye. E mendoj që arsyeja është që të jem këtu dhe të tregoj historinë”, ka thënë Odom.