Lajmet e fundit

Altin Lala më në fund ka thyer heshtjen në lidhje me situatën e Ergys Kaçes tek Shqipëria. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai ka prekur edhe çështjen e mesfushorit të Viktoria Plzeň.
Ish-kapiteni i Kombëtares zbulon se Kaçe gjatë grumbullimeve me kuqezinjtë nuk angazhohet maksimalisht, dhe kjo sigurisht që nuk i pëlqen De Biazit që është shumë kërkues.
“Kaçe është lojtar i mirë dhe me talent. Për këtë jemi dakord të gjithë, por ka një problem: Kaçe nuk stërvitet maksimalisht dhe në përgatitjet e Kombëtares. Kur e sheh, të duket sikur e kanë sjellë me zor. Ai e di që De Biazi është shumë kërkues dhe nuk mjaftohet vetëm me atë që një lojtar bën me ekipin e tij".
"Ai duhet të punojë më shumë dhe t’i japë “gaz” gjatë grumbullimeve për të treguar se e meriton formacionin. Trajneri është ai që vendos dhe lojtarët duhet të shkojnë në anën e tij. Ai ka zgjedhje të shumta dhe mund t’i zëvendësojë të gjithë lojtarët".
"Ndoshta do ta gjejë gjuhën e përbashkët dhe të kthehet. Pastaj De Biasi nuk do qëndrojë edhe për 10 vite. Dua të them që në futboll të gjithë e kanë të detyruar vrapimin. Vetëm tre lojtarë përjashtohen nga kjo: Ronaldo, Mesi dhe Ibrahimoviq”.