Lajmet e fundit

Disa banorë të Lakrishtes në kryeqytet, dolën herët për t'i mbrojtur, siç thonë makinat e tyre.
Kjo pasi me vendimin e Komunës së Prishtinës, që edhe kjo pjesë të funksionojë në kuadër të "Prishtina Parking", të gjitha makinat që nuk paguajnë mujore konsiderohet të qëndrojnë aty në mënyrë ilegale.
Konfiskimi i tyre, nuk u prit mirë nga banorët.
Për të qetësuar disi situatën, aty doli edhe inspekcioni komunal, përcjell Klankosova.tv
Pas dy orësh ata bien dakord në mes vete që aktiviteti i "Prishtina Parking" të pezullohet, deri në orën 15:00, kur u thirr edhe një takim në komunë nga palët e përfshira. Pas takimit krejt çka doli, është se pezullimi do të vazhdojë edhe për disa ditë.