15.08.2018 · përditësuar para 2896 dite1 min lexim
Shkencëtarët kanë zbuluar se disa perime si: lakra, brokoli dhe lakra jeshile mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të zorrëve.
Ekipi i Institutit Francis Crick gjeti se kimikatet kundër kancerit janë prodhuar pasi perimet janë tretur.
Hulumtimi i bërë në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron që të hani sa më shumë perime.
E gjithë puna u përqendrua tek fakti se si ndryshon rreshtimi i zorrëve nga perimet - studimi është realizuar në minj dhe zorrë miniaturë që rriten në laborator.
Ashtu si lëkura edhe sipërfaqja e zorrëve vazhdimisht rigjenerohet në një proces që zgjat 4-5 ditë. Por kjo ripërtëritje konstante duhet të kontrollohet fort, përndryshe ajo mund të çojë në kancer ose inflamacion të zorrëve.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.